Dy fëmijë të moshës 17 e 13 vjeç janë lënduar pasi janë goditur nga një tel korenti që është këputur nga një shtyllë e tensionit të lartë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e diel në Katund Sukth.

Policia informon se: “Nga shtylla e tensionit të ulët është këputur një tel korenti, për pasojë janë dëmtuar shtetasit S.K. dhe G.K., vjeç 17 e 13, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Gjithashtu raportohet se nga ngjarja ka ngordhur dhe një lopë.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.