Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike, e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin:

D. V., 49 vjeç, banues në Maminas, Durrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.