Ditën e shtunë, ndërrprerja e energjisë elektrike shkaktoi një incident të frikshëm në një pallat në lagjen nr.12, në Durrës.

Ashensori i pallatit pësoi rënie të lirë me një kat dhe personi që ndodhet brenda tij u aksidnetua.

DurrësLajm mëson se bëhet fjalë për ish-zyrtari e DAR Durrës, Bujar Sefa. Sefa ka qenë vartës i Vaso Papajt, në kohën kur ky i fundit drejtonte arsimin në qytetin bregdetar.

Sipas policisë së Durrësit, rënia e lirë e ashensorit ka shkaktuar dëmtime për 66-vjeçarin Sefa, që ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.07.2018, në lagjen nr.12, pasi është ndërprerë energjia elektrike, ka rënë në gjendje të lirë nga një lartësi një kat, ashensori i pallatit ku për pasojë është dëmtuar shtetasi B.S., vjeç 66, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.