Një sasi lënde eksplozive është hedhur nga muri i jashtëm rrethues i shtëpisë së një punonjëse policie në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22.35, në lagjen nr.17 dhe lënda plasëse ka rënë në afërsi të makinës së polices O.B.

Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne  afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.