Durrës, lidhi dhe tërhoqi zvarrë qenin në rrugë, policia identifikon dhe shoqëron drejtuesin

15/09/2020 - 13:01

Policia e Durrësit njofton se ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, 50-vjeçarin i cili kishte lidhur qenin pas makine dhe e tërhiqte zvarrë.

Fotot e trishta u publikuan një ditë më parë në internet dhe ngjallën një bum reagimesh në rrjet.

NJOFTIMI I POLICISË

Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip "Renault", shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve"  parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Quhej “Karaburun” operacioni i autoriteteve italiane që kishte të bënte me një trafik të konsiderueshëm ndërkombëtar të kokainës, heroinë

Një aksident është regjistruar pak më parë në Ersekë, në rrugën e “Barmashit”.

Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh në Savignano, Itali, pasi këta të fundit janë kapur me lëndë narkotike. 

Trupi i shqiptarit 36-vjeçar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh është gjetur tre ditë më parë në një zonë shkëmbor

Pesë muaj do të qëndrojë në paraburgimin e Trevizos në Itali një shqiptar 40-vjeçar, me inicialet E.S., derisa në mars gjykata të japë nj

Policia e Tiranës ka reaguar disa orë pas ngjarjes, ku një i shoqëruar u arratis nga ambientet e drejtorisë, për t'u kapur pak minuta më

Një person është arratisur nga ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pasditen e kësaj të premte.

Një person ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Policia në Maqedoninë e Veriut ka arrestuar Saimir Taullaun për llogari të Zvicrës, shtet i cili ka lëshuar një urdhër-ndalimi ndërkombët