23/02/2021 - 08:49
U konstatua duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Durrës.
Policia njofton se bëhet fjalë për pronarin e një subjekti në lagjen nr.3 në qytetin bregdetar, shtetasi me iniciale Xh.T..
NJOFTIMI I POLICISË
Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronarin e një subjekti në lagjen nr. 3, Durrës, shtetasin Xh. T., pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke ushtruar aktivitet pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.
/portali DurresLajm/