Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës.

Një person i gjinisë mashkullore ka humbur jetën në plazhin e Porto Romanos.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije për DurrësLajm se trupi i viktimës ka dalë në breg të detit, ndërsa ekspertët në vendngjarje nuk kanë konstatuar që mbytja të jetë shkaktuar nga të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, kanë qenë punonjësit e një lokali në zonë, të cilët kanë lajmëruar policinë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m  në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.