Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-P.P., 26 vjeç, banues në Katund Sukth.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në datë 06.06.2019, ka vendosur ndaj tij masën "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhja, kryer në bashkëpunim"

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të ketë kryer një serë vjedhjesh banesash në periudhën kohore Janar-Qershor 2019, në Durrës.

Gjithashtu në Krujë u kap dhe u ndalua shtetasi A.B., 41 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në datë 07.04.2014, e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga neni 143/1 të Kodit Penal. 

Materialet hetimore u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.