Durrës, ndalohet shijaksi i organizatës mafioze që e kërkon Italia

Postuar: 12/01/2018 - 10:15

Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Shijakut ka ndaluar një tjetër shtetas të këtij qyteti, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të Kolgjinit ka lëshuar urdhër - arrestin për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Plumba ndaj “Benz”-it të parkuar në oborrin e shtëpisë, 28-vjeçari denoncon rastin në polici.

   Një grindje me përmasa të mëdha, në të cilën janë përfshirë 11 persona, ka ndodhur në Babrru.

   Një i ri shqiptar pranoi para gjykatës së Plumouth në Britani se kishte trafikuar 1 kilogramë kokainë në një parking makine.

   Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tropojë, ku një person është gjetur pa jetë në rrethana të paqarta.

   Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës.

   Një 44-vjeçare dyshohet se shfrytëzohet për prostitucion nga persona ende të paidentifikuar nga policia.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dhunonte djalin e tij ndërsa në banesë i është gjetur armë pa leje.

Një 63-vjeçar ka denoncuar në polici një shtetas pasi i ka djegur disa rrënjë ullinj nga pakujdesia në fshatin Koxhas në Shijak, dy ditë

Policia italiane e Milanos ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar me akuzën e trafikut të drogës të tipit heroinë.

Policia amerikane ka arrestuar një person të dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri.