Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.

Për shkak të përplasjes mjeti tip “Volkswagen”, ka  rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për  pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.