Një sherr në të cilin kanë mbetur të përfshirë 3 persona, nga të cilët njëri është plagosur lehtë është konsumuar ditën e premte tek sheshi “Pranvera”, në Durrës.

Mësohet se shtetasit B.H. dhe K.K, respektivisht 56 e 52 vjeç, banues në Durrës, kanë goditur me grushte e sende të forta shtetasin M.T, 56 vjeç.

Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij, i dhunuari ka marë lëndime të ndryshme në trup dhe fytyrë.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj shtetasve B.H. dhe K.K. për "Plagosje të lehtë me dashje".

Ndërkohë, edhe në lagjen nr.13, pas një konflikti të çastit, 35-vjeçari R.K., nga Bulqiza, ka goditur me grushte shtetasin M.P, vjeç 41, banues në lagjen 13, Plazh.  

35-vjeçari akuzohet për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.