Një person është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

65-vjeçari me iniciale Q.N. banues në Sukth është arrestuar në flagrancë, pasi ka qenë duke drejtuar një furgon të ngarkuar me pemë të prera në mënyrë të paligjshme, ndëkohë që nuk ishte i pajisur as me patentën përkatëse.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit me iniciale J.Ll. 33 vjeç, banues në Sukth. 

“Më datë 11.08.2017, rreth orës 21:00, në fshatin Lalëz, Ishëm shtetasi Q. N. është kapur në pyll duke drejtuar mjetin furgon, të ngarkuar me lëndë drusore nga shtetasi i arrestuar dhe pasagjer në mjet shtetasi J.ll.

Drejtuesi i mjetit nuk dispononte as leje drejtimi të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Prerja e paligjshme e pyjeve" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenet 205 dhe 291 të Kodit Penal.