Dy kambistë që ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë po procedohen penalisht nga policia e Durrësit.

Policia njofton se ka referuar materiale hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin S.H., 53 vjeç dhe F.K. 63 vjeç, të dy banues në qytetin bregdetar.

Ata janë ndaluar nga policia në momentin kur ishin duke këmbyer valutë, por pa qenë të licencuar për këtë aktivitet.