Nga Komisariati i Policisë Durrës mësohet se një grua ka rënë nga dritarja e banesës teksa pastronte.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen nr.13 të qytetit, ku e lënduara është 59-vjeçarja Sh.L., banuese në Durrës.

Aktualisht 59-vjeçarja ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për vlerësim.