Një konflikt mes dy burrave në lagjen nr.18 në Durrës ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.

Policia ka nisur procedimin penal për njëri prej tyre me akuzën “Lëndime të tjera me dashje”.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.T, vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 18/1, ka goditur me grushte shtetasin L.P, vjeç 58, banues në Durrës”,- njofton policia.