Arrestohet nga policia drejtuesja e mjetit tip “Lancia”, e cila një ditë më parë u aksidentua me një kamion autobot në afërsi të Urës së Dajlanit pasi po udhëtonte në drejtim të kundërt dhe për pasojë humbi jetën pasagjerja.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal edhe për drejtuesin e kamionit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.