Në aksidentin e regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në rrugën e re të portit në Durrës kanë mbetur të përfshirë 4 automjete.

Policia e Durrësit sqaron se shkaktar i aksidentit ka qenë drejtuesi i një mjeti tip Citroen, i cili ndërsa po udhëtonte së bashku me gruan e tij është përplasur me 3 automjete të tjera tip Audi, Ford dhe Benz.

Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 65-vjeçarit V.R. ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Durrës, për shtetasin V.R, vjeç 65, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetet tip “Audi, Ford dhe Benz” me drejtues shtetasin T.L, A.R dhe J.K, banues në Durrës, për pasojë janë dëmtuar drejtues V.R dhe bashkëshortja S.R, vjeç 58, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.