Në gjendje të dehur në timon ndalohen nga policia, nis për ta procedimi penal.

Kështu ka ndodhur për dy të rinj, njëri nga Sukthi dhe tjetri nga Durrësi, të cilët janë ndaluar nga policia ndërsa po lëviznin në gjendje të dehur me automjetet e tyre tip Benz dhe BMW.

Madje, 23 vjeçari nga Sukthi është bërë shkaktar edhe i një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, nga i cili ka mbetur e plagosur një shtetase.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.M, vjeç 23, banues në Sukth, Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në autostradë Durrës-Tiranë, te mbikalimi  i fshatit Sallmone, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin K.A, vjeç 23, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar pasagjerja F.A vjeç 51, banuese në Sukth, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 19.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.SH, vjeç 29, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi dyshohet se, në rrugën e unazës Shkozet-Plepa, te “Bregu i Kanalit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetit tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.