Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga zjarri në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet, ndërsa në pamjet filmike që po publikon DurrësLajm duket automjeti i përfshirë nga flakët dhe ndërhyrja e zjarrfikësve për t'i vënë nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet se pse automjeti u përfshi nga flakët. Hetimet vazhdojnë.