Tri makina janë përfshirë në një aksident zinxhir mëngjesin e sotëm te rruga paralel me portin e Durrësit.

Përplasja mes mjeteve nuk ka qenë e fortë, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për zbardhjen e rrethanave dhe lirimin e trafikut.

Aksidenti u shënua në orarin e trafikut në mëngjes kur qytetarët shkojnë në punë, ndërsa këtë të hënë trafiku ka qenë edhe më i rënduar në qytet për shkak të hapjes totale të vendit nga masat kundër Covid-19.