Një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë.

Burime zyrtare policore informojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit, ku viktimë ka mbetur shtetasi M.K. 59 vjeç.

Aktin e vetëhelmimit me fostoksinë, viktima e ka kryer në banesën e tij, ndërsa pas dërgimit me urgjencë në spital, nuk mundi të mbahej në jetë pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Policia informon se ai ndërroi jetë të enjten në spitalin e Durrësit.

Nuk dihen shkaqet që e çuan 59-vjeçarin drejt vetëvrasjes, ndërkohë që raportohet se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.