Persona ende të paidentifikuar nga ana e policisë, kanë vjedhur një kasafortë në një zyrë në Manzë të Durrësit, por do të kenë mbetur të surprizuar, kur kanë parë që ajo ishte e prishur dhe pa para brenda.

Burime zyrtare policore, informojnë se ngjarja ka ndodhur “Më datë 20.10.2018, gjatë natës, kur persona të paidentifikuar kanë  marrë në një zyrë në Manzë, një kasafortë hekuri të prishur pa vlerë monetare”.

Ndërkohë, ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.