Një automjet tip Renault me targa AA 832 OO është djegur në mesnatë, në afërsi të stadiumit Niko Dovana.

Mendohet se grabitësit kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat e kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin. Më pas i kanë vënë zjarrin, dhe më shumë se gjysma e automjetit është djegur.

Grupi hetimor në vendngjarje po heton për shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e pronarit të mjetit.