Policia e Durrësit jep informacion paraprak mbi vrasjen që ndodhi sot në mes të qytetit, ku burri ka vrarë gruan brenda dyqanit të metrazheve që tregtonte prej vitesh, në zonën ku ndodhen byrektoret pranë pallatit të sportit.

Vrasja sipas policisë është kryer me levë hekuri.

Autori i dyshuar është Ruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, i cili në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Hajdije Tosuni, 59 vjeçe.

NJOFTIMI POLICISË

Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.