Një pakujdesi e vogël i ka kushtuar automjetin një personi në Durrës.

Shtetasi F.N., vjeç 59, kishte lënë makinën e tij tip “Opel Corsa” të parkuar në lagje dhe kishte dalë prej saj, por duke lënë çelësat brenda në kuadrin e mjetit.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar hajdutit, i cili ka vjedhur mjetin dhe është larguar menjëherë prej andej.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.16, ku edhe banon pronari i “Opel Corsa”-s.

Policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.