Seksioni për krimin ekonomik e financiar ka nisur hetimin ndaj një personi nga Durrësi, pas kallëzimit që ka ngritur ortaku i tij në biznes.

Sipas padisë, shtetasi E. Z.,vjeç 46 banues në Durrës, ka fshehur të ardhurat e shoqërisë dhe ka falsifikuar një vendim të asamblesë së ortakëve. Kallëzimi është ngritur nga 56-vjeçari A.H. nga Tirana.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E. Z.,vjeç 46 banues në Durrës, pasi shtetasi A.H., 56 vjeç banues në Tiranë, kallëzon se E.Z., duke qenë administrator i një firme ka fshehur të ardhurat e shoqërisë dhe ka falsifikuar një vendim të asamblesë së ortakëve. Nenet 180 e 186 të Kodit Penal.