Rrahja e dhëndrit i ka kushtuar prangat një banori të Durrësit.

Policia bën të ditur se ditën e sotme është arrestuar shtetasi S.A. 55 vjeç

“Më datë 20.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A., vjeç 55, banues në Durrës, pasi më datë 19.08.2018, në lagjen nr. 17, ka ushtruar dhunë fizike ndaj dhëndrit, shtetasit J.Gj., vjeç 32, banues në  Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Blutë e Durrësit nuk japing detaje më të hollësishme mbi shkaqet që çuan vjehrrin 55 vjeçar të rrihte burrin e vajzës së tij.