Policia e Durrësit ka nisur procedim penal për një 57-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë zjarri pa leje.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Z.Gj. vjeç 57, banues në fshatin Arapaj, në banesën e të cilit u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu çifte, pa leje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 280 i Kodit Penal.