Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy aksidente rrugore në Durrës, ndërsa në spital kanë përfunduar dy shtetas, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal për drejtuesit e dy mjeteve të përfshira në dy aksidente të ndryshme rrugore në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin Plepa-Shkozet.

Njoftimet e policisë:

Më datë 17.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, vjeç 19, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në autostradën Tiranë– Durrës, në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Jeep” ka goditur nga prapa mjetin tip “Ford”me drejtues, shtetasin D.O, vjeç 47, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin “Ford”, shtetësia ZH.O, vjeç 50, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 18.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.V, vjeç 24, banues Shijak, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues, shtetasin C.P, vjeç 35, banues në Durrës, për pasojë është aksidentuar drejtues C.P, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.