Policia ka arrestuar 2 drejtues mjetesh, të cilët shkaktuan dy aksidente, njëri prej të cilëve me pasojë 4 të plagosur. 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B.,60 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Pezho”, nga e cila ka vetëm dëme materiale. 

U arrestua edhe shtetasi T.B.,19 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë mbrëmjen e së hënës, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin është përplasur me tre mjete të tjera dhe për pasojë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë të cilët po marrin ndihmë mjeksore në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Drejtimi mjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.