Një i moshuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një mjet tip furgon. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vojnik në rrethin e Dibrës, ku është përplasur për vdekje këmbësori me iniciale I.B.

Ndërkohë, pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Grupet hetimore ndodhen në dy vend ngjarjet ku kanë ndodhur aksidentet dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të tyre.

Policia e Dibrës ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të mos bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.