Dy orë pas atentatit me dy të plagosur, gjendet një makinë e djegur në Vlorë.

Mjeti i djegur, i cili është gjetur në dalje të qytetit bregdetar dyshohet se iu përket autorëve të plagosjes së Nikollaq dhe Ronald Çepaj.

Nga atentati i sotëm në lagjen “Bashkimi” mbetën të plagosur Roland Çepaj dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj), ky i fundit pak ditë më parë kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar  per plagosje në qershor të 2018-ës.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin dhe vijon kërkimet për kapjen e autorëve të plagosjes, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.