Dy konflikte që kanë precipituar deri në përdorimin e dhunës janë shënuar të hënën në Durrës, ku protagonistë janë 4 meshkuj.

Në lagjen nr.11 ka ndodhur një sherr mes dy bashkëmoshatarëve 34-vjeçarë, shtetasve J. D. dhe K. H. Ka qenë ky i fundit, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta shtetasin J.D.

Ndërsa në lagjen nr.13 është regjistruar sherri mes dy shtetasve J. B., dhe J. V., vjeç 25 e 50, banues në Durrës. Sipas policisë, ata të dy kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Pasi morën mjekimin në spital, u larguan në banesë.

Uniformat blu referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për dhunuesit.