Dy shqiptarë kapen me drogë në shtetin grek

22/08/2019 - 11:50

Dy shqiptar të rinj, 27 dhe 29 vjeç, kanë rënë në prangat e Policisë së Greqisë, pasi janë kapur duke ruajtur një parcelë me bimë kanabis në Vilia Atikë.

Në operacionin e policisë së Athinës me të Patrës është zbuluar një parcelë e madhe, 2 hektarë, me bimë deri në 2.50 metra. Ngjitur parcelës, trafikantët kishin laborator të pajisur për përpunimin e përgatitjen e drogës.

Gjithsej, u çrrënjosën dhe u sekuestruan 1600 bimë kanabis, 20 kg kanabis e thatë dhe 420 pemë të këputura. Sipas policisë, fitimi i llogaritur i trafikantëve do të ishte 1.700.000 euro. Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar do paraqiten para prokurorisë së Athinës këto ditë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Francë, ku një grua shqiptare është gjetur e masakruar në shtratin e saj me goditje të shumta thikas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Policia italiane ka ushtruar kontroll në orët e vona të së premtes në lokalin e një shqiptari, në Via Leoncavallo, në Milano.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mafsheq në Krujë, ku ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Një person ra në prangat e bluve të Durrësit pasi Policia Kufitare në port gjeti dhe sekuestroi 11 kg heroinë në makinën e tij.

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu sekuestrua një sasi prej 6 kg 185 gr lëndë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Dibër, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe h

Një 21-vjeçar shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe.