Bien në prangat e Policisë së Durrësit 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre është maroken që ka tentuar të kryejë një vjedhje, ndërsa tjetri u kap i dehur në timon.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. A., 24 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetases B. Sh., në lagjen nr. 13, Durrës, si dhe i ka vjedhur aparatin celular shtetasit B. D. 

*Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në  Xhafzotaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.