Dy shtetas të huaj të ndodhur me pushime në Sarandë janë aksidentuar rëndë ndërsa drejtonin motora.

Mësohet se shtetasi italian 33 vjec, emri i te cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë fraktura të shumta, dhe po ashtu rëndë është lënduar edhe shtetasi suedez, 24-vjeçar.

Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë. Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.