Dy fëmijë janë përplasur nga një makinë teksa po ecnin në rrugë në Kamëz gjate mesditës së sotme.

Nga burimet zyrtare mësohet se dy të miturit A. M.,6 vjeç dhe L. M.,15 vjeçe u dërguan menjëherë në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Forcat blu kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore drejtuesin e automjetit, shtetasin S. Ç..

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.