Një i ri ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë nga dy bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Librazhd, ndërsa janë arrestuar edhe dy autorët e dyshuar.

Në pranga kanë rënë M.Ç. 21 vjeç dhe D.K. 23 vjeç. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën me thikë 23-vjeçarin me iniciale F.D., duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Për këtë ngjarje është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe një 20-vjeçar me iniciale K.K., i cili akuzohet për moskallëzim krimi.