Dy persona kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Kurbin.

Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë shtetasi Bujar Lika dhe 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga ngjarja e ndodhur pranë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë mbeti i plagosur edhe shtetasi Kreshnik Tusha.

“Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në  ambjentin e jashtëm  të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plagosur shtetasit P.Gj.,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë”, njoftoi policia rreth një orë pas krimit.