Dy vajza të reja kanë tentuar t'i japin fund jetës duke pirë ilaçe, njëra në Tiranë e tjetra në Lezhë.

Në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, Tiranë mbrëmjen e djeshme, në banesë, 16-vjeçarja K.S., ka konsumuar.

Ajo u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po dje, në fshatin Balldre të Lezhës, në banesë, është vetëhelmuar me mbidozë ilaçesh, 18-vjeçarja K.B.

Asaj ju dha ndihma e parë në spital nga mjekët, ku më tej u largua për në banesë pa probleme për jetën.

Lidhur me këto raste materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, njoftoi Policia.