Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me thikë pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër në lagjen “Mark Lula”. I plagosuri është me iniciale V.Sh., i cili ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar. Ata janë dy vëllezër me iniciale A.M. dhe L. M. Shkaqet e konfliktit janë ende të paqarta, policia po punon për zbardhjen e tyre.