Dy vëllezërit Bresha që s’u shpëtuan plumbave, njëri u rrëmbye dhe më pas u vra (FOTO)

04/12/2019 - 21:30

Dy vëllezërit: Artur Bresha (viktima) majtas, Artan Bresha (i plagosuri) djathtas

Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë, ndërsa është plagosur vëllai i tij, si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dale të qytetit, ku i vrarë ka mbetur 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa u plagos vëllai i tij, 42-vjeçari Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Atentatorët fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri Artan Breshën dhe më pas kanë rrëmbyer viktiminën Artur Bresha, duke e futur brenda një makine.

Mësohet se Artur Bresha ka qenë emigrant, ndërsa tani punonte roje tek bypass-i i Tepelenës dhe së bashku me të vëllain kishin në pronësi edhe një dyqan.

Nuk ka ende informacione rreth motiveve të ngjarjes, ndërsa vëllezërit Bresha kishin hasmëri të vjetra. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit, apo autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak.

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej 17 majit, një familje në Durrës nuk di asgjë për vajzën 12-vjeçare, e cila u largua pas mesnatës nga banesa në lagjen 4.

Policia ka zbardhur plagosjen e 29-vjeçarit Mario Xhafa mëngjesin e sotëm në Kavajë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në burgun e Fierit, ku një 51-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me çarçaf.

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se qëlloi me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një 29-vjeçari gjatë natës në Kavajë.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se i kanë vjedhur një personi në një makinë një shumë të madhe lekësh.

Personi që shihni në foto është Kristjan Breshanaj, i cili mbeti i vrarë, pasi persona ende të paidentifikuar i zunë pritën afër banesës

Një 25-vjeçar është ekzekutuar në Vlorë pak minuta pas mesnate pas një atentati në dukje të mirëmenduar.