Policia e Lushnjës ka ndaluar një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26 vjeçare.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.