Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 15-vjeçare me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje në qytetin e Volos. Sipas mediave greke, shqiptari dhe e mitura janë njohur në rrjetet sociale dhe pas kësaj janë takuar.

Prindërit e viktimës, pasi dëgjuan dëshminë e 15-vjeçares, depozituan një padi në polici duke pretenduar se, shqiptari kishte përfituar nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës për të abuzuar më pas seksualisht me të.

Por gjatë marrjes në pyetje shqiptari ka mohuar të ketë abuzuar me vajzën, kurse ka thënë se vetëm e ka puthur atë. Mirëpo, ka dyshime se deklarata është e rremë. Shqiptari nën akuzë mund të dënohet së paku 10 vjet heqje lirie.