Dyshohet si autor i grabitjes së një pike karburanti, arrestohet 38-vjeçari

09/05/2021 - 11:25

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë. Autoritetet vendosën që të ushtrojnë kontroll në banesën e tij, pasi kishin marrë informacione se ai dispononte armë pa leje.

Në njoftimin për media, policia bën të ditur se 38-vjeçari është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punon në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacioni të forcave

Efektiv i Forcave “Shqiponja”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës, është arrestuar si pasojë e një operacion të forcave të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës së sotme ku në plazhin e Velipojës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një person.

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e datës 13.09.2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Njësia Administrative Fiershegan, ësht

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e ndërtimeve pa leje dhe zënien e hapësirës publike.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur gjasht