E godet disa herë më thikë në Tiranë, në gjendje kritike për jetën 37-vjeçari, zbulohet autori

21/01/2020 - 10:04

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Tiranë, pak para vrasjes që tronditi zonën e Astirit. Policia bën me dije sot se në spital, në gjendje kritike për jetën ndodhet një 37-vjeçar, i cili është goditur disa herë me një mjet shpues e prerës, nga një i ri.

Në pranga, pak orë pas krimit është vënë 19-vjeçari me inicialet A.H.

NJOFTIMI I POLICISË

E godet disa herë më thikë duke e plagosur rëndë një 37-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapet dhe arrestohet autori.

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, te shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Finalizohet operacioni i koduar "SHOCK", i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, i cil

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar arrestohet nga Policia e Shtetit.

Tre persona janë vënë në pranga në dy raste të ndryshme në qarkun e Korçës, të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga Lindja e M

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Tregtonin celularë dhe aksesorë të ndryshëm te sheshi "Pranvera", policia procedohen penalisht 4 shtetas, për veprat penale "Fshehja e të

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme (8 korrik) në rrugën e Llogarasë.

Policia britanike në bashkëpunim me atë franceze dhe belge ka kryer qindra arrestime, midis të cilëve edhe 6 shqiptarë, të cilët akuzohen

Një video e ardhur në redaksinë e DurrësLajm tregon momentin e vjedhjes së çantës së një gruaje të moshuar, ditën e sotm

"ProtoThema", një media greke shkruan se shkarkimi i ambasadores shqiptare në këtë shtet, Ardiana Hobdari lidhet me ngjarjen e një viti m