Një i ri ka humbur jetën në qytetin e Vlorës ndërsa ishte duke punuar në një shesh ndërtimi ku po hapeshin themelet.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e njohur si “Kalaja”, ku viktima u godit aksidentalisht nga një skrep teksa punonte.

Sipas dëshmive të para, ndonëse është dërguar në spital, ai nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.

Rrethanat e aksidentit fatal janë ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.