Një ngjarje jo e zakonshme është regjistruar në autostradën Tiranë – Durrës, rreth orës 15.00 të së martës.

3 persona që ndodheshin në dy automjete të ndryshme janë përfshirë në një konflikt që ka degjeneruar në kanosje dhe thyerje xhami makine, ndërsa ishin në lëvizjes.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit K. Z. dhe Sh. K., vjeç 30 e 52 banues në Tiranë e Milot, Kurbin, pasi dyshohet se  rreth orës 15:00, në autostradë, duke drejtuar mjetin tip “Audi” kanë kanosur dhe i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Chrysler”, shtetasit A. F., vjeç 38, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tyre”,- njofton policia e Durrësit.

Dy të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës” në bashkëpunim.