Një biznesmen është shoqëruar nga policia në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për shkak se është kapur me armë.

Sipas TCH, i arrestuari është Besnik Leka, i cili po udhëtonte drejt Italisë në momentin që është ndaluar nga policia e Rinasit.

Burimet nga policia kriminale në Rinas bëjnë me dije se biznesmeni Leka kishte harruar në çantën e tij një pistoletë dhe kjo ka bërë që ai të arrestohet.  Besnik Leka është banues në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit, ndërsa mësohet se ai ka disa aktivitete në fushën e biznesit.

Arma që ai po tentonte të kalonte drejt Italisë, është zbuluar nga skaneri në aeroport, ndërsa kur është pyetur për të ai ka deklaruar se e kishte harruar në çantë. Ndër të tjera, biznesmeni Leka është shprehur se armën e mbante për vetëmbrojtje. /TCH