Një shqiptar u arrestua nga policia e Piacenza në orët e vona të kësaj të shtune, para një lokali.

Shqiptari i ndaluar për kontroll është 34-vjeçari B.E., person me precedentë penalë, i cili ishte dëbuar më parë nga shteti fqinj dhe i ishte ndaluar hyrja në Itali.

34-vjeçari ishte ndaluar në vitin 2018, të cilit i kapur 60 gramë kokainë. Pas dënimit me një vit burg, më 28 mars të këtij viti, ishte dëbuar nga Italia, duke u ndaluar që për pesë vite të mos lejohet që të hyjë në shtetin fqinj.

Por pas ndalimit, shqiptari u kap me pasaportë false dhe rezultoi se kishte hyrë më 20 shtator, nëpërmjet Belgjikës, ndërsa po qëndronte te një mik i tij në Piacenza.